Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nafta në Kosovë arrin çmimin më të lartë të vitit, paralajmërohet kalimi i 2 eurove për litër

Vendi  |  18.09.2026 Ora 7:37   

Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur në 1.92 deri në 1.97 euro për litër, duke shënuar nivelin më të lartë të këtij viti në disa pika të shitjes.

Çmimet ndryshojnë nga një pikë në tjetrën, pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka hequr në shtator përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet, duke ua lënë operatorëve caktimin e çmimeve në bazë të kostove të tregut.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Zekim Istogu, ka paralajmëruar se, nëse kriza ndërkombëtare vazhdon, çmimi i naftës në Kosovë mund të kalojë edhe 2 euro për litër.

Sipas tij, çmimi i importit të naftës është rreth 1.83 euro për litër, ndërsa çmimi i shitjes në disa pika arrin deri në 1.90 euro, pa përfshirë rastet me çmime më të larta të raportuara nga mediat.

Rritja e çmimeve lidhet me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre në tregun ndërkombëtar të naftës. Ekonomisti Shkumbin Misini ka thënë se varësia e Kosovës nga importi e bën ekonominë e vendit të ndjeshme ndaj krizave ndërkombëtare.

Ndërkohë, MINT ka deklaruar se, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, deri më tani nuk është vërejtur abuzim me çmimet e shitjes së derivateve. Ministria ka bërë të ditur se, në rast të konstatimit të abuzimeve, mund të shqyrtojë rikthimin e marzhës maksimale të lejuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga institucionet, çmimi i benzinës në pikat e shitjes ka lëvizur nga 1.61 deri në 1.67 euro për litër.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing