Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për shpalljen fajtorë dhe dënimin me shumë vite burg të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është përdorur nga disa prej mediave kryesore shtetërore dhe pro-regjimit në Rusi për të përcjellë narrativa politike kundër Kosovës.
Sipas një analize të raportimit të agjencive RIA Novosti, TASS, Interfax dhe Kanalit të Parë shtetëror, fokusi i këtyre mediave nuk ishte vetëm te aktgjykimet, por edhe te interpretimet politike për shtetësinë e Kosovës, rolin e Perëndimit dhe situatën në rajon.
Analiza vëren se RIA Novosti përdori në titull thonjëza për postin e ish-presidentit të Kosovës, ndërsa në raportime përdori terma si “Republika e vetëshpallur e Kosovës” dhe “KiM”, në përputhje me terminologjinë zyrtare të Moskës dhe Beogradit.
Sipas analizës, raportimi e paraqiti konfliktin në Kosovë kryesisht përmes akuzave ndaj UÇK-së, duke i lënë në plan të dytë zhvillimet historike që i paraprinë luftës, përfshirë represionin, heqjen e autonomisë dhe mbylljen e institucioneve arsimore në gjuhën shqipe.
Autorët e analizës vlerësojnë se mënyra e raportimit synon të forcojë narrativën se pavarësia e Kosovës lidhet me krimet e luftës dhe të vërë në pikëpyetje mbështetjen ndërkombëtare për shtetin e Kosovës.
Raportimi i mediave ruse për aktgjykimin është pjesë e një debati më të gjerë mbi mënyrën se si zhvillimet në Kosovë interpretohen dhe përdoren në diskursin politik ndërkombëtar.