Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kamerat do të monitorojnë parqet e Prishtinës, nis vendosja në Kalabri

Vendi  |  21.09.2026 Ora 7:48   

Parku dhe fusha sportive në lagjen Kalabria në Prishtinë kanë nisur të monitorohen nga kamerat e sigurisë, në kuadër të fazës së dytë të projektit për monitorimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, kamerat do të vendosen edhe në parqet e Gërmisë, Arbërisë dhe Tokbahqes, si dhe në parqe e fusha të tjera sportive.

Vendosja e kamerave në parqe pritet të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa projekti është paraparë të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas autoriteteve, monitorimi synon edhe parandalimin e dëmtimit të lodrave, ulëseve dhe pajisjeve të tjera në hapësirat publike. Për personat që dëmtojnë pronën publike janë paralajmëruar masa ndëshkuese.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing