Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Edhe katër ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Vendi  |  06.08.2026 Ora 7:53   

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9.

Sipas MASh-it, deri më tani, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar 144.493 aplikime.

Afati për aplikim përfundon më 9 gusht, ndërsa ministria u bën thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë brenda afatit.

Para aplikimit, prindërit duhet të sigurohen që xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe që të dhënat e tyre në platformën e-Kosova janë të përditësuara.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përpara se të procedohen për subvencionim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing