Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Kufizimi do të vlejë në autostrada nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Sipas ministrisë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u bën thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.