Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nafta bie në bursa, por shtrenjtohet në Kosovë

Vendi  |  05.08.2026 Ora 7:44   

Pavarësisht rënies së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, qytetarët në Kosovë po paguajnë më shumë për një litër karburant.

Më 23 korrik, një barel naftë tregtohej me 92.19 dollarë, ndërsa në Kosovë çmimi i një litri ishte 1.68 euro, sipas çmimeve të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërkohë, më 4 gusht, çmimi i një bareli kishte rënë në rreth 78 dollarë, pra afro 14 dollarë më pak. Megjithatë, në Kosovë një litër naftë u shit me 1.80 euro, ose 12 centë më shtrenjtë se më 23 korrik.

Kjo do të thotë se, ndonëse çmimi i naftës në bursa ka shënuar rënie të ndjeshme, konsumatorët në Kosovë po përballen me çmime më të larta në pompat e derivateve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing