Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Meksika do të ngre padi në SHBA pas vdekjes së 17 shtetasve të saj gjatë operacioneve të ICE

Të Tjera  |  10.07.2026 Ora 8:02   

Qeveria e Meksikës ka njoftuar se do të ngrejë padi penale në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së 17 shtetasve meksikanë gjatë ndalimeve dhe operacioneve të Agjencisë Amerikane për Emigracionin dhe Doganat (ICE).

Sipas ministrit të Jashtëm meksikan, Roberto Velasco, 14 shtetas kanë humbur jetën në qendrat e ndalimit të ICE, ndërsa tre të tjerë gjatë operacioneve të arrestimit.

Reagimi i Meksikës u intensifikua pas vrasjes së 52-vjeçarit Lorenzo Salgado Araujo në Hjuston. Familja e tij pretendon se ai ishte duke shkuar në punë kur u qëllua nga një agjent i ICE, ndërsa autoritetet amerikane thonë se ai tentoi t’i shmangej arrestimit dhe rrezikoi jetën e një zyrtari, i cili më pas përdori armën në vetëmbrojtje.

Katër ligjvënës demokratë në Kongresin amerikan kanë kërkuar një hetim të pavarur dhe transparent për këtë rast, duke shprehur shqetësim për përdorimin e forcës vdekjeprurëse nga agjentët federalë.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar se vendi do të ndërmarrë hapa ligjorë për të kërkuar përgjegjësi për vdekjet e shtetasve të saj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing