Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BE-ja pritet t’i ndajë Kosovës mbi 206 milionë euro për arsim, energji dhe zhvillim

Të Tjera  |  10.07.2026 Ora 7:46   

Kosova pritet të përfitojë mbi 206 milionë euro nga Bashkimi Evropian në kuadër të programeve IPA 2026-2027, fonde që do të investohen në arsim, punësim, energji, mjedis, sundim të ligjit dhe fusha të tjera.

Sipas planifikimit, 44 milionë euro do të ndahen për mjedisin dhe klimën, 34.5 milionë euro për energjinë elektrike, 31.8 milionë euro për konkurrueshmërinë, arsimin dhe punësimin, 30.5 milionë euro për menaxhimin e kufijve dhe migrimin, 24.7 milionë euro për qeverisjen e mirë dhe integrimin evropian, ndërsa 15 milionë euro për sundimin e ligjit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se, përveç fondeve IPA, janë miratuar edhe tre grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 25.9 milionë eurosh.

Megjithatë, për t’i përfituar këto mjete, Kuvendi i Kosovës duhet të ratifikojë Marrëveshjen Financiare.

Njohës të ekonomisë vlerësojnë se këto fonde do të kenë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se Kosova do të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë periudhës 2027-2031.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing