Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
KRU Prishtina ka paralajmëruar konsumatorët që të tregojnë kujdes ndaj mesazheve të dyshuara mashtruese që po qarkullojnë nga një numër i panjohur telefonik.
Sipas njoftimit të kompanisë, mesazhet që dërgohen nga numri +639605610623 nuk janë komunikime zyrtare dhe nuk kanë asnjë lidhje me shërbimet e KRU Prishtina.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i injorojnë këto mesazhe dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim bazuar në përmbajtjen e tyre.
Po ashtu, është theksuar se dyshohet për një tentativë mashtrimi me qëllim marrjen e të dhënave personale apo bankare të qytetarëve.
KRU Prishtina ka rikujtuar se çdo informacion zyrtar publikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit dhe ka apeluar që qytetarët të verifikojnë çdo njoftim para se të ndajnë informata konfidenciale.