Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Katalogu i teksteve shkollore për vitin mësimor 2026/2027 ende nuk u është dorëzuar komunave nga Ministria e Arsimit, ndonëse procesi mësimor përfundoi më 19 qershor.
Edhe këtë vit, furnizimi i nxënësve të arsimit fillor me tekste do të realizohet përmes subvencionimit, por mungesa e katalogut ka ngritur shqetësime për vonesa të mundshme në këtë proces.
Drejtoritë Komunale të Arsimit në Ferizaj dhe Podujevë kanë bërë të ditur se katalogët ende nuk kanë arritur, ndërsa theksojnë se kjo periudhë është vendimtare për përzgjedhjen e librave nga mësimdhënësit.
Sipas zyrtarëve komunalë dhe ekspertëve të arsimit, vonesat mund të ndikojnë negativisht në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, duke vështirësuar përzgjedhjen dhe shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore.