Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Financave ka njoftuar se më 30 qershor 2026 do të organizohet ankandi i katërt i obligacioneve shtetërore për këtë vit.
Në kuadër të këtij ankandi do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në vlerë prej 25 milionë euro.
Sipas Ministrisë, investimi në obligacione shtetërore konsiderohet i sigurt, pasi garantohet me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi, i përcaktuar nga tregu, mbetet i garantuar gjatë gjithë periudhës pesëvjeçare dhe është i liruar nga tatimi.
Për informata shtesë lidhur me pjesëmarrjen në ankand dhe blerjen e letrave me vlerë, qytetarët mund të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Kosovë.