Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026” hapet sot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nën moton “Libri hap botën”.
Ngjarja, e organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, do të zgjasë deri më 21 qershor dhe pritet të mbledhë rreth 100 botues shqiptarë. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me afro 2 mijë tituj të rinj dhe rreth 6 mijë botime të viteve të fundit.
Gjatë panairit do të organizohen mbi 40 aktivitete kulturore, promovime librash dhe takime me autorë vendas e ndërkombëtarë. Mysafir nderi i këtij edicioni është shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.
Sipas organizatorëve, panairi pritet të vizitohet nga rreth 30 mijë qytetarë, studentë dhe nxënës, ndërsa hyrja do të jetë falas për të gjithë vizitorët.