Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Instituti GAP prezanton raportin për tranzicionin e gjelbër industrial në Kosovë

Vendi  |  17.06.2026 Ora 7:37   

Instituti GAP organizon sot tryezën e diskutimit ku do të prezantohet raporti “Politikat Industriale të Gjelbra: Analizë e Kontekstit të Kosovës”.

Raporti vlerëson gatishmërinë e Kosovës për tranzicionin e gjelbër industrial, duke analizuar katër fusha kryesore: tranzicionin energjetik, ndikimin e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM), tranzicionin e drejtë dhe aftësitë e fuqisë punëtore, si dhe financimin e këtij procesi.

Studimi trajton sfidat dhe mundësitë që lidhen me dekarbonizimin, përgatitjen e eksportuesve vendorë ndaj kërkesave të reja evropiane dhe mbështetjen financiare për kalimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

Në diskutim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë ministrat në detyrë, përfaqësues të BERZH-it, KOSTT-it dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing