Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pacientë dhe familjarë të tyre po shprehin pakënaqësi për çmimet dhe mungesën e hapësirave të parkingut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Xhemë Xhema, i cili po kujdeset për bashkëshorten e sëmurë, thotë se qëndrimi i gjatë pranë pacientëve po u kushton shtrenjtë familjarëve, pasi pagesa e parkingut mund të arrijë deri në 10 euro në ditë.
Ankesa kanë shprehur edhe pacientë të tjerë, të cilët thonë se shpesh detyrohen të parkojnë jashtë kompleksit të QKUK-së për shkak të mungesës së vendeve, duke e cilësuar situatën si vështirësi shtesë për pacientët dhe përcjellësit.
Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kanë deklaruar se aktualisht nuk ka hapësirë dhe mjete financiare për ndërtimin e parkingjeve të reja. Sipas tyre, oborri i QKUK-së duhet të mbetet i qasshëm kryesisht për raste emergjente dhe lëvizjen e autoambulancave.
Sipas rregullores në fuqi, tarifa për një orë parkimi në QKUK është një euro.