Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

234 të rinj aplikojnë për vetëm 44 vende kadetësh në FSK

Vendi  |  16.06.2026 Ora 7:43   

Interesimi i të rinjve për karrierë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës vazhdon të rritet. Në konkursin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, 234 kandidatë kanë aplikuar për vetëm 44 vende të hapura për kadetë.

Konkursi, i hapur nga 1 qershori, përfshin studimet në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së, si dhe në akademi ushtarake në Turqi, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut. Me më shumë se pesë kandidatë për një vend, gara konsiderohet ndër më konkurrueset e viteve të fundit.

Nga Ministria e Mbrojtjes është vlerësuar se ky interesim i lartë reflekton besimin në rritje të të rinjve ndaj institucioneve të sigurisë dhe interesimin për profesionin ushtarak.

Njohës të sigurisë e kanë cilësuar këtë zhvillim pozitiv për vendin, duke theksuar se përfshirja e të rinjve në FSK forcon kapacitetet mbrojtëse dhe krijon mundësi profesionale e akademike për gjeneratat e reja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing