Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KRU “Prishtina” nis shkyçje për borxhe: Zbulohen edhe lidhje ilegale të ujit

Vendi  |  16.06.2026 Ora 7:39   

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për shkyçje të reja nga rrjeti publik i ujësjellësit për shkak të borxheve të papaguara ndaj shërbimeve.

Sipas njoftimit, sot janë shkyçur disa biznese në rrugët “Shaqir Igrishta” dhe “Kalaja e Prizrenit”, pasi kishin borxhe mbi 1,500 euro. Furnizimi me ujë është ndërprerë menjëherë dhe do të rikthehet vetëm pas shlyerjes së plotë të obligimeve.

Gjatë kontrolleve në rrugën “Fahri Fazliu”, inspektorët kanë hasur edhe në një rast të rëndë, ku te një konsumator me borxh prej 922 euro janë zbuluar dy lidhje ilegale të ujit në të njëjtin objekt.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se shkyçje janë realizuar edhe në rrugën “Mon Balaj”, ndërsa gjatë ditës po vazhdojnë edhe në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Nga kompania është theksuar se masat do të vazhdojnë pa përjashtime për konsumatorët që nuk i kryejnë obligimet financiare.

“Uji është shërbim jetik, pagesa me kohë është përgjegjësi e secilit konsumator”, thuhet në njoftim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing