Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me 10 raste, pasuar nga Prishtina me 8 dhe Kaçaniku me 6 raste.
Raste janë raportuar edhe në Fushë Kosovë me 3, ndërsa nga 2 raste janë regjistruar në Lipjan, Obiliq dhe Vushtrri. Po ashtu, nga një rast është konfirmuar në Gjilan, Shtime dhe Deçan.
IKShPK ka bërë thirrje që personat me simptoma si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë apo irritim të syve, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
Instituti u ka apeluar prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve, duke theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.