Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në vitin 2025 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 12.119 vdekje brenda dhe jashtë vendit, duke shënuar rritje krahasuar me vitin paraprak, bëjnë të ditur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Prej tyre, 10.351 vdekje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, ku 53,2% ishin meshkuj dhe 46,8% femra. Krahasuar me vitin 2024, ky numër është rritur për 214 raste.
Jashtë Kosovës janë regjistruar 1.768 vdekje të shtetasve kosovarë, që po ashtu paraqet rritje në raport me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave komunale, numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
Gjatë vitit 2025 janë regjistruar edhe 198 vdekje foshnjash, shumica e të cilave kanë ndodhur në ditët e para të jetës. Mosha mesatare e vdekjes në Kosovë ka qenë 72 vjeç, ku gratë jetojnë mesatarisht më gjatë se burrat.