Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Konfirmimi i 20 rasteve pozitive me fruth ka rritur interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve në Kosovë.
Sipas Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, numri i fëmijëve të vaksinuar është rritur ndjeshëm gjatë këtij muaji. Vetëm gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar rreth 800 fëmijë, krahasuar me 686 vaksinime të realizuara përgjatë katër muajve paraprakë.
Institucionet shëndetësore kanë intensifikuar kontaktet me prindërit e fëmijëve që nuk janë vaksinuar, ndërsa ekipet mobile po angazhohen edhe në shkolla për imunizimin e nxënësve të klasës së parë dhe të gjashtë.
Autoritetet shëndetësore vazhdojnë t’u bëjnë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët dhe të mos bien pre e dezinformatave lidhur me efektet anësore të vaksinës kundër fruthit.