Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Paralajmërohen kundërmasa ndaj taksës së propozuar për hyrje në Prishtinë

Vendi  |  01.06.2026 Ora 7:44   

Propozimi i Komunës së Prishtinës për vendosjen e një tarife prej 10 eurosh për automjetet e qytetarëve që nuk janë rezidentë në kryeqytet, ka nxitur reagime edhe nga komunat përreth.

Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka paralajmëruar se komuna që ai udhëheq mund të shqyrtojë masa të ngjashme ndaj qytetarëve të Prishtinës, në rast se kjo tarifë hyn në fuqi. Ai ka përmendur edhe mundësinë e një tarife më të lartë për automjetet që kalojnë nëpër Fushë-Kosovë.

Reagim ka paralajmëruar edhe Komuna e Obiliqit, e cila ka bërë të ditur se do të shqyrtojë hapat e ardhshëm nëse propozimi miratohet, megjithëse ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së një tarife të ngjashme.

Ndërkohë, dokumenti i vendosur në konsultim publik nga Komuna e Prishtinës nuk specifikon arsyet e kësaj nisme. Kryeqyteti vazhdon të përballet me trafik të ngarkuar, sidomos gjatë ditëve të punës, kur mijëra qytetarë nga komunat përreth udhëtojnë drejt Prishtinës për punë, studime dhe shërbime.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing