Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një punonjës në Shqipëri merr mesatarisht rreth 10.3 mijë euro pagë bruto në vit, ose afërsisht 860 euro në muaj, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2025.
Me këto nivele, Shqipëria renditet ndër vendet me pagat më të ulëta në rajon, ndërsa vendet fqinje si Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut raportojnë paga mesatare më të larta.
Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, diferenca mbetet e konsiderueshme. Mesatarja e pagës bruto vjetore në BE arrin rreth 50 mijë euro, ose rreth pesë herë më shumë sesa në Shqipëri.
Sipas raportit të OECD-së, vendet me pagat më të larta në Europë janë Zvicra, Islanda dhe Luksemburgu, ndërsa Gjermania vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për punësim në rajon.
Ekspertët vlerësojnë se diferenca e madhe e pagave është një nga faktorët që po ndikon në rritjen e emigrimit për arsye pune.