Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar në fund të prillit rikonicionin në Lindjen e Mesme, duke shqyrtuar zonën ku pritet të operojnë ushtarakët kosovarë në misionin në Rripin e Gazës.
Megjithëse ka kaluar afro një muaj nga ky zhvillim, Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka bërë të ditur datën kur pritet të nisen 22 ushtarakët e FSK-së.
Njohës të fushës së sigurisë vlerësojnë se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur për misione të tilla, të cilat kanë karakter stabilizues dhe fokus në ruajtjen e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit.
Sipas ish-ushtarakëve, misione të tilla zakonisht zgjasin deri në 180 ditë, ndërsa detajet operative dhe rregullat e veprimit mbeten konfidenciale për arsye sigurie.
Kosova është ndër pesë shtetet që janë zotuar për angazhim në këtë mision ndërkombëtar në Gaza.