Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kapen mat në një “takim sekret” në plazh?

Të Tjera  |  19.05.2026 Ora 16:11   

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë rikthyer në qendër të thashethemeve rozë pasi u fotografuan së bashku në një plazh privat në Kauai.

Sipas raportimeve të TMZ

, dyshja u pa duke kaluar kohë shumë pranë njëri-tjetrit në një ambient mjaft privat buzë detit, gjë që ka shtuar spekulimet për një romancë të mundshme.

Në fotografinë që po qarkullon në rrjet, Kendall shihet e relaksuar në rërë me bikini dhe një shishe verë rosé në dorë, ndërsa Jacob Elordi qëndron pranë saj i veshur me pantallona të shkurtra dhe kapele sportive.

Burime pranë tyre kanë deklaruar më herët se ata thjesht po njihen dhe po kalojnë kohë bashkë, por fansat besojnë se raporti mes tyre mund të ketë kaluar përtej miqësisë, sidomos pas afrimit që u vu re gjatë Coachella.

Deri tani, as Kendall Jenner dhe as Jacob Elordi nuk kanë komentuar publikisht mbi raportin e tyre, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing