Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas një periudhe me temperatura të ulëta në pjesën më të madhe të Evropës, ditët në vijim pritet të sjellin një ndryshim të madh të motit, me ajër më të ngrohtë që do të përfshijë pjesët perëndimore dhe qendrore të kontinentit.
Javën e kaluar, temperaturat ishin deri në 10-15 gradë Celsius nën mesataren sezonale, ndërsa ngricat gjatë natës prekën fermerët dhe kultivuesit, sidomos në Francë, ku u ndezën zjarre për të mbrojtur vreshtat.
Sipas parashikimeve, deri të premten temperaturat në vende si Franca dhe Anglia mund të rriten ndjeshëm, ndërsa në Spanjë dhe Portugali pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
Motit të paqëndrueshëm i janë shtuar edhe stuhitë, me rreth 750 mijë goditje rrufeje të regjistruara në Evropë mes 11 dhe 16 majit.
Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet e forta të temperaturave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme si pasojë e ndryshimeve klimatike.