Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një raport i ri i organizatës mjedisore dhe shëndetësore Environmental Working Group ka ngritur shqetësime për cilësinë e kremrave kundër diellit.
Sipas udhëzuesit të vitit 2026, nga 2,784 produkte të analizuara, vetëm rreth 550 – afërsisht 20% – janë vlerësuar si të sigurt dhe efektivë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.
Ekspertët rekomandojnë kremra që mbrojnë si nga rrezet UVA ashtu edhe UVB dhe preferojnë produktet me bazë minerale, si oksidi i zinkut dhe dioksidi i titanit, të cilat konsiderohen më të sigurta për lëkurën.
Raporti gjithashtu paralajmëron për disa përbërës kimikë, si oxybenzone dhe homosalate, të cilët sipas studimeve mund të depërtojnë në gjak dhe të lidhen me efekte të mundshme negative shëndetësore.
Ekspertët kujtojnë se kremi për diell duhet të kombinohet edhe me masa të tjera mbrojtëse, si kapela, syzet, rrobat mbuluese dhe shmangia e ekspozimit në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.