Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas Institutit GAP, Gjermania dhe Zvicra janë investitorët kryesorë, me 268.7 milion euro dhe 223.9 milion euro përkatësisht, duke përbërë së bashku 48% të totalit të investimeve.
Ndër shtetet e tjera që kanë kontribuar më së shumti janë Shqipëria me 103.6 milion euro, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 92.5 milion euro dhe Austria me 59.8 milion euro.
Sektori i patundshmërisë ka dominuar investimet, duke tërhequr 770 milion euro apo 75% të totalit. Pas tij renditen aktivitetet financiare dhe të sigurimit, tregtia, informimi dhe komunikimi, si dhe sektori i energjisë.
Ky zhvillim reflekton një rritje të interesit të investitorëve të huaj për tregun e Kosovës dhe potencialin e tij ekonomik.