Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ora verore do të mbetet në fuqi deri më 25 tetor 2026 dhe synon shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrale, duke kontribuar në kursimin e energjisë elektrike.
Kjo praktikë u përhap në Evropë gjatë viteve 1970, në kohën e krizës së naftës, ndërsa që nga viti 1996 zbatohet një rregullore e përbashkët për ndryshimin e orës në pranverë dhe në vjeshtë.
Megjithatë, ndryshimi i orës vazhdon të jetë subjekt debatesh, pasi kritikët paralajmërojnë për ndikime të mundshme në shëndet dhe vënë në dyshim efektin real në kursimin e energjisë.