Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Spinaqi dhe dredhëzat ndër produktet me më shumë pesticide

Vendi  |  24.03.2026 Ora 8:01   
Një raport i publikuar nga Environmental Working Group për vitin 2026 ka identifikuar frutat dhe perimet me nivelin më të lartë të mbetjeve të pesticideve.

Në krye të listës “Dirty Dozen” renditet spinaqi, i ndjekur nga dredhëzat, rrushi, nektarinat, pjeshkët, qershitë, mollët, dardhat dhe patatet. Sipas raportit, shumica e mostrave përmbanin disa lloje pesticideve, edhe pas larjes dhe pastrimit.

Studimi është bazuar në mbi 54 mijë mostra të analizuara nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, duke evidentuar praninë e qindra llojeve të pesticideve në produkte të ndryshme.

Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj përzierjeve të pesticideve mund të ketë ndikime në shëndet, ndërsa fëmijët konsiderohen më të ndjeshëm.

Megjithatë, ata theksojnë se konsumimi i frutave dhe perimeve mbetet thelbësor për një dietë të shëndetshme. Si alternativë, rekomandohet zgjedhja e produkteve organike për artikujt më të kontaminuar, si dhe larja e kujdesshme para konsumit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing