Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Prishtinës paralajmëron masa të ashpra ndaj hedhjes ilegale të mbeturinave ndërtimore

Vendi  |  24.03.2026 Ora 7:45   
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rikujtuar se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në hapësira publike është e ndaluar dhe do të ndëshkohet.

Sipas tij, çdo automjet që transporton mbeturina pa kontratë me NPL “Gjelbër” do të përballet me gjoba dhe mund t’i konfiskohet automjeti.

Ai ka bërë të ditur se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë angazhuar për të parandaluar këtë dukuri, duke zbatuar masa ndëshkuese ndaj shkelësve.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë rastet e hedhjes ilegale të mbeturinave ndërtimore, sanitare dhe materiale të tjera voluminoze përmes numrit 038 220 985.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing