Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndërhyrja e NATO-s kishte për qëllim ndalimin e dhunës dhe spastrimit etnik ndaj popullit të Kosovës, duke mundësuar kthimin e mbi 800 mijë refugjatëve në shtëpitë e tyre.
Më 12 qershor 1999 nisi vendosja e trupave paqeruajtëse të KFOR, me rreth 50 mijë ushtarë nga 36 vende të botës. Aktualisht, KFOR-i vazhdon misionin e tij në Kosovë me një prezencë më të reduktuar.
Edhe pas më shumë se dy dekadash, ndërhyrja e NATO-s konsiderohet një moment kyç në historinë moderne të Kosovës dhe në përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon.