Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas analistëve, përshkallëzimi i konflikteve ndërkombëtare mund të sjellë rritje të çmimeve të energjisë, ulje të fuqisë blerëse dhe ndikime të drejtpërdrejta në remitanca.
Profesori Berim Ramosaj vlerësoi se situata në rajon, veçanërisht tensionet që lidhen me Iranin, kanë potencial për përhapje globale dhe ndikim në tregjet energjetike. Ai theksoi se Kosova, si ekonomi e vogël me bilanc tregtar negativ dhe varësi të lartë nga importet, mbetet veçanërisht e ndjeshme ndaj këtyre zhvillimeve.
Sipas tij, rritja e çmimeve të energjisë dhe derivateve ndikon drejtpërdrejt në standardin jetësor të qytetarëve, ndërsa ulja e mundshme e remitancave nga diaspora mund të përkeqësojë situatën ekonomike.
Analistët gjithashtu vlerësuan se ndërhyrjet e përkohshme të shtetit, si vendosja e çmimeve tavan, mund të jenë të nevojshme për të menaxhuar ndikimet dhe për të mbrojtur fuqinë blerëse.
Ndërkohë, ekspertë të tjerë theksuan se zhvillimet aktuale lidhen edhe me rivalitetet globale për ndikim strategjik dhe kontroll të burimeve energjetike, duke e bërë krizën aktuale një çështje me përmasa ndërkombëtare.