Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEK: Blloku A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve

Vendi  |  04.02.2026 Ora 7:52   
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, pas ndaljes së përkohshme të regjistruar mbrëmjen e kaluar.

Sipas KEK-ut, ndalja e njësisë është bërë pas identifikimit të disa rrjedhjeve të ujit në sistem, me qëllim të parandalimit të defekteve potenciale më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.

Aktualisht, katër njësi të tjera gjeneruese janë në funksion, ndërsa rikthimi i bllokut A5 pritet të mundësojë operimin e jashtëzakonshëm me pesë njësi aktive, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit me energji elektrike në vend.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing