Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë ka reaguar, duke theksuar se pagesat nuk janë bërë në përputhje me vendimin e ekzekutivit dhe ka paralajmëruar masa sindikale nëse situata nuk korrigjohet. Sipas tyre, punëtorët është dashur të marrin rreth 396 euro neto.
Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve kanë theksuar se zbatimi i vendimit është problematik sidomos për kompanitë që kanë kontrata aktive me shtetin, pasi ato janë të lidhura me çmime të përcaktuara dhe nuk mund të ndryshohen pa rishikim të kontratave.
Sa i përket administratës publike, sindikatat sqarojnë se paga minimale nuk ndikon drejtpërdrejt në pagat e zyrtarëve publikë, të cilat rregullohen me Ligjin për Pagat. Megjithatë, ato kërkojnë rritjen e vlerës së koeficientit, që aktualisht është 110 euro.
Njohës të drejtësisë theksojnë se vendimi për pagën minimale është i detyrueshëm dhe se bizneset që nuk e zbatojnë mund të përballen me masa administrative nga Administrata Tatimore dhe Inspektorati i Punës. Sipas një analize të Institutit GAP, nga rritja e pagës minimale pritet të përfitojnë mbi 130 mijë punëtorë me orar të plotë, kryesisht në sektorë me paga më të ulëta si tregtia dhe industria ushqimore.