Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas profesionistëve shëndetësorë, shumë qytetarë po drejtohen drejtpërdrejt në klinikat e QKUK-së, pa u paraqitur fillimisht në Qendrat e Mjekësisë Familjare apo në spitalet rajonale, çka po ndikon negativisht në funksionimin e sistemit shëndetësor.
Specialistët e mjekësisë familjare theksojnë se mjeku familjar është pika e parë e kontaktit për pacientët dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë parandalimin e sëmundjeve, edukimin shëndetësor, trajtimin mjekësor dhe imunizimin.
Ndërkohë, drejtues të Klinikës Emergjente në QKUK paralajmërojnë se paraqitja e rasteve jourgjente në Emergjencë po e vështirëson trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë sistemin e referimit dhe të mos anashkalojnë qendrat e kujdesit parësor.
QKUK thekson se ndjekja e rrugës së duhur të trajtimit është thelbësore për të shmangur mbingarkesën dhe për të garantuar shërbime cilësore për rastet urgjente.