Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot mbahet edicioni i parë i “French Business Day in Kosovo”

Vendi  |  05.02.2026 Ora 7:36   

Këshilli i Investitorëve Evropian, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, organizon sot (e enjte) French Business Day in Kosovo (Dita e Biznesit Francez në Kosovë), edicionin e parë të një forumi të nivelit të lartë kushtuar bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të investimeve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve dhe synon të shërbejë si një platformë afatgjate për dialog dhe partneritet ekonomik.

Forumi hapet me fjalë hyrëse nga Emrush Ujkani, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Olivier Guérot, Ambasador i Francës në Kosovë, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve qeveritare.

Gjatë ditës do të zhvillohen panele tematike mbi potencialin e sektorit financiar për mbështetjen e investimeve, tranzicionin energjetik dhe agjendën e gjelbër, partneritetet publiko-private në sektorë strategjikë, si dhe zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit. Në diskutime marrin pjesë përfaqësues nga Banka Qendrore e Kosovës, Banka Botërore, BERZH, AFD – Agjencia Franceze për Zhvillim, si dhe investitorë e kompani nga Franca, Kosova dhe rajoni.

Ngjarja përmbyllet me sesione të dedikuara rrjetëzimi, duke krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, investitorëve dhe bizneseve.

Sipas Ambasadës së Francës në Kosovë, French Business Day in Kosovo synon të promovojë Kosovën si destinacion investimesh dhe të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing