Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot në Kosovë shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit, një datë që synon të nderojë vuajtjet dhe traumat e të mbijetuarve, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësi dhe luftën kundër stigmës.
Në kuadër të kësaj dite, u.d. presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe pranë Memoriali “Heroinat”. Ndërkohë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka organizuar konferencën rajonale mbi avancimin e qasjes në drejtësi për të mbijetuarit.
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues institucionalë, përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne në orën 17:00, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite.
14 prilli është caktuar si ditë memoriale për të kontribuar në ruajtjen e memories kolektive dhe për të theksuar rëndësinë e solidaritetit me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.