Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të shënohet të mërkurën, ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës. Manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Madhe, ku programi festiv nis në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut.
Ndërkohë, qytetarët në Kosovë tashmë kanë nisur përgatitjet për festë, duke blerë produktet e nevojshme për tryezën festive. Megjithatë, shumë prej tyre ankohen për rritjen e çmimeve, duke thënë se produktet janë bërë më të vështira për t’u përballuar gjatë periudhave festive.
Nga ana tjetër, tregtarët arsyetojnë lëvizjen e çmimeve me rritjen e kostos së furnizimit, varësinë nga importi dhe mungesën e prodhimit vendor.
Për të monitoruar situatën në treg, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka intensifikuar aktivitetet në terren dhe po përgatit analizën e shportës bazike ushqimore, e cila përfshin 20 produkte esenciale. Institucioni ka paralajmëruar masa dhe gjoba deri në 10% të qarkullimit vjetor për bizneset që konstatohet se kanë kryer shkelje.