Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Duke filluar nga 1 qershori, në Kosovë nuk do të lejohen më pagesat me para të gatshme mbi vlerën 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve.
Lajmi është bërë i ditur nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e cila ka njoftuar se të gjitha transaksionet që kalojnë këtë shumë duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.
ATK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë kufizimin e përcaktuar me ligj për të shmangur gjobat dhe parregullsitë financiare.
Sipas njoftimit, pagesat cash mbi limitin e lejuar nuk do të pranohen pas datës 1 qershor 2026.