Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Njohës të bujqësisë thonë se në Kosovë kultivohen kryesisht gruri, misri dhe perimet, por sipas tyre, kostot e larta të prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore, fitimi i ulët dhe konkurrenca nga importi po ndikojnë që shumë toka të mbeten djerrë.
Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, ka vlerësuar se rreth 50% e tokave përdoren për grurë, misër dhe një pjesë më të vogël për perime e bimë mjekësore-aromatike.
Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë Sejdi Rexhepi ka ngritur shqetësimin për varësinë e madhe të Kosovës nga importi i produkteve ushqimore.
Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se janë ndërmarrë masa për forcimin e kapaciteteve prodhuese vendore, ndërsa ekspertët kërkojnë mbështetje më të madhe financiare për fermerët.
Sipas të dhënave të fundit, Kosova ka importuar mbi 651 milionë euro mallra, ndërsa eksportet kanë qenë mbi 88 milionë euro.