Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova ndër shtetet më të lumtura në botë, renditet e 29-ta në raportin global

Vendi  |  25.05.2026 Ora 7:37   
Kosova ka ruajtur pozitën e saj në listën e shteteve më të lumtura në botë, duke u renditur në vendin e 29-të, njësoj si vitin e kaluar, sipas Raportit Botëror të Lumturisë, i realizuar në 147 shtete.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet më lart sa i përket nivelit të lumturisë. Serbia pozicionohet në vendin e 31-të, Bosnja dhe Hercegovina në të 56-in, Mali i Zi në të 71-in, Maqedonia e Veriut në të 86-in, ndërsa Shqipëria në vendin e 89-të.

Raporti është publikuar nga University of Oxford përmes Qendrës Kërkimore të Mirëqenies dhe bazohet në anketat ku qytetarët vetëvlerësojnë jetën e tyre në një shkallë nga 0 deri në 10.

Ndërkohë, Finland vazhdon të mbajë vendin e parë si shteti më i lumtur në botë, për të tetin vit radhazi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing