Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Institucionet e Kosovës kanë identifikuar më shumë se 10 nxënës të radikalizuar përmes platformave online në më pak se tri vite, duke ngritur shqetësime për ndikimin e përmbajtjeve ekstremiste te të rinjtë.
Sipas ekspertëve dhe zyrtarëve të arsimit, radikalizimi online po ndodh gjithnjë e më shumë përmes rrjeteve sociale, videove të shkurtra dhe lojërave online, ku të rinjtë ekspozohen ndaj ideologjive radikale politike, fetare apo kombëtare.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj, thotë se shkollat kanë udhëzime për ndërgjegjësim dhe raportim të rreziqeve online, por mungojnë trajnimet praktike për mësimdhënësit.
Edhe eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj, vlerëson se shkollat dhe mësimdhënësit në Kosovë nuk janë të përgatitur në mënyrë sistematike për të identifikuar dhe parandaluar ekstremizmin online.
Ekspertët kërkojnë më shumë trajnime, mbështetje institucionale dhe forcim të rolit të shkollës për të parandaluar radikalizimin te të rinjtë.