Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot zgjidhet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës

Vendi  |  05.02.2026 Ora 7:37   

Sot, nga ora 11:00 në Prishtinë, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i FFK-së për mandatin katërvjeçar 2026–2030.

Kandidat i vetëm në këtë proces është presidenti aktual, Agim Ademi, i cili synon mandatin e tij të tretë në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend. Ademi mori drejtimin e FFK-së pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Në rend dite të Kuvendit është edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, si dhe miratimi i buxhetit të Federatës për vitin 2025, i cili është planifikuar të jetë rreth 25 milionë euro.

Pjesëmarrjen në Kuvend e kanë paralajmëruar personalitete të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën, zëvendëspresident i UEFA-s, si dhe përfaqësues të UEFA-s, FIFA-s dhe institucioneve vendore.

Caktimi i Kuvendit për datën 5 shkurt ka nxitur reagime nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka kërkuar harmonizimin paraprak të statutit të FFK-së me legjislacionin vendor dhe me rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s. Megjithatë, në një shkresë zyrtare, UEFA dhe FIFA kanë konfirmuar se Kuvendi i 5 shkurtit është legjitim dhe kanë kërkuar që procesi të zhvillohet pa ndërhyrje të palëve të treta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing