Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

De Rossi kërkon me çdo kusht transferimin e Kristjan Asllanit te Genoa

Sport  |  14.01.2026 Ora 16:51   

Trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, po punon intensivisht për të përmirësuar skuadrën në afatin kalimtar, me synimin për ta nxjerrë klubin nga momenti i vështirë. Pas rezultateve pozitive ndaj Milanit (1-1) dhe Cagliarit (3-0), drejtuesit e kuqebluve kanë nisur lëvizjet konkrete për të forcuar mesfushën.

Sipas raportimeve nga Italia, Kristjan Asllani është një nga objektivat kryesorë të Genoas. Mesfushori shqiptar, aktualisht i huazuar nga Interi te Torino, nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Marco Baroni, duke hapur rrugën për një transferim të mundshëm.

Profili i Asllanit vlerësohet shumë nga De Rossi: një organizator para mbrojtjes, i saktë në pasime, i fortë në ndërprerje dhe me eksperiencë në Serie A. Në këtë sezon, ai ka regjistruar 15 paraqitje me Torinon, pa arritur të shënojë, por cilësitë e tij mbeten të padiskutueshme.

Interesi për lojtarin ka qenë i madh, me klube si Parma, Fiorentina, Sassuolo, Girona dhe Paris FC që janë përmendur më herët. Megjithatë, Genoa duket e vendosur ta sjellë në skuadër, duke e konsideruar si një përforcim kyç për pjesën e mbetur të sezonit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing