Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Manchester United në krizë, Bruno Fernandes drejt largimit

Sport  |  12.01.2026 Ora 16:46   

Manchester United po kalon një periudhë të trazuar: i eliminuar nga garat e kupave, në vështirësi në Premier League dhe në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Ruben Amorim.

Situata ka shtuar tensionin edhe brenda skuadrës. Sipas mediave angleze, kapiteni Bruno Fernandes po mendon seriozisht për të ardhmen e tij te “Djajtë e Kuq”. Mesfushori portugez, i cili iu bashkua klubit në vitin 2020 nga Sporting Lisbona për 65 milionë euro, raportohet se është i zhgënjyer me drejtimin e klubit dhe menaxhimin e krizës.

Në moshën 31-vjeçare, Fernandes mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës, me 5 gola dhe 9 asistime këtë sezon në 20 ndeshje. Megjithatë, frustrimi i tij po rritet dhe një largim nga “Old Trafford” shihet si mundësi reale.

Një transferim i menjëhershëm në janar nuk pritet, por e ardhmja e tij mund të lidhet me zhvillimet e Botërorit të ardhshëm gjatë verës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing