Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka komentuar shkarkimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi, duke e cilësuar si një vendim të vështirë dhe duke theksuar natyrën e paparashikueshme të punës së trajnerit.
Alonso u largua nga posti vetëm një ditë pas humbjes në finalen e Superkupës kundër Barcelonës, vendim që ka befasuar botën e futbollit. Flick tha se ka një marrëdhënie të mirë me Alonson dhe është i bindur se ai do të gjejë shpejt një projekt të ri për veten dhe stafin e tij.
“Është një trajner i shkëlqyer dhe ka një të ardhme të ndritur. Puna e trajnerit është e komplikuar dhe plot përgjegjësi, por kjo është pjesë e futbollit,” u shpreh Flick.