Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme dhe nesër, sistemi elektroenergjetik në Kosovë po operon me jo-balanca të mëdha si pasojë e nominimeve të pamjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO.
Sipas KOSTT-it, në orë të caktuara këto devijime tejkalojnë mbi 200 MW, duke rritur rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe duke ndikuar negativisht edhe në rrjetin interkonektiv evropian, si dhe në Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E.
Pavarësisht aktivizimit të shërbimeve ndihmëse dhe organizimit të ankandeve për balancim, diferenca mes nominimeve dhe konsumit real ka mbetur e lartë. Për këtë arsye, KOSTT ka njoftuar se është i detyruar të aplikojë kufizime të ngarkesës, sipas nevojës, për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit.
Nga KOSTT theksojnë se me përmirësimin e situatës, do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizimin e plotë të sistemit elektroenergjetik.