Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas disa ditësh kur Prishtina ishte renditur ndër qytetet me ajrin më të pastër në botë, situata ka ndryshuar. Sipas matjeve të fundit të platformës “IQ Air”, kryeqyteti i Kosovës mbrëmë është renditur në vendin e 44-të për nga ndotja e ajrit.
Vlera e grimcave të dëmshme PM ka shënuar nivelin 94, e cila cilësohet si e dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Ekspertët këshillojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme të popullsisë.