Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kryeqyteti nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve

Vendi  |  14.01.2026 Ora 7:46   

Pas vërshimeve të fundit, Komuna e Prishtinës ka filluar procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara. Sipas njoftimit zyrtar, Komisioni përkatës është në terren dhe po evidenton dëmet në sektorin e bujqësisë, ekonomitë familjare dhe bizneset.

Nga Komuna bëhet e ditur se qytetarët mund t’i paraqesin kërkesat për vlerësim në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës. Pas përfundimit të këtij procesi, raporti do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës për shqyrtim dhe dëmshpërblim.

“Kryeqyteti është pranë qytetarëve për të trajtuar çdo rast me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing