Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pritet rikthimi i furnizimit normal me ngrohje në Prishtinë

Vendi  |  14.01.2026 Ora 7:46   

Si pasojë e daljes jashtë funksionit të Bllokut 1 të termocentralit Kosova B, disa lagje të kryeqytetit po përballen me përkeqësim të furnizimit me ngrohje.

Zëdhënësja e Ndërmarrjes “Termokos”, Afërdita Uka, ka bërë të ditur se aktualisht furnizimi me energji termike po realizohet me kapacitete të kufizuara, rreth 50 për qind më pak, pasi Termokos varet nga prodhimi i KEK-ut.

Sipas saj, më të prekurat janë pikat më të larta të rrjetit të ngrohjes, përfshirë lagjet Mati 1 dhe Bregu i Diellit, ku është vërejtur rënie e ndjeshme e cilësisë së ngrohjes.

Nga KEK-u është paralajmëruar se Blloku B1 pritet të rikthehet në funksion brenda 48 orëve, çka do të mundësojë normalizimin e furnizimit me ngrohje për qytetarët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing