Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rriten rastet e gripit sezonal, shtohet fluksi i pacientëve në QKMF Prishtinë

Vendi  |  14.01.2026 Ora 7:43   

Me uljen e temperaturave, në Kosovë është shënuar rritje e rasteve të gripit sezonal, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e vizitave në institucionet shëndetësore. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, pacientë të moshave të ndryshme po paraqiten me simptoma si temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti, lodhje dhe dhimbje trupi.

Sipas mjekëve, simptomat në disa raste zgjasin disa ditë dhe kërkojnë kontroll të mëtutjeshëm, veçanërisht te grupet më të rrezikuara. Specialistja e Mjekësisë Familjare, Vjollca Zeqiri, thekson se më të ndjeshëm ndaj gripit janë të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Sa i përket trajtimit, rekomandohet përdorimi i antipiretikëve, kujdesi për frymëmarrjen, si dhe ushqimi i shëndetshëm i pasur me fruta dhe perime. Ndërkohë, vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur që në fillim të tetorit, ndërsa në Prishtinë janë vaksinuar mbi 11 mijë qytetarë deri më tani.

Institucionet shëndetësore apelojnë për kujdes dhe reagim të hershëm në rast përkeqësimi të simptomave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing